Rreth Kompanise

Shoqëria “AD Pascucci Caffe” Sh.p.k. është themeluar me qëllimin kryesor ,prezantimin në tregun shqiptar të një nga produkteve më të njohura dhe më prestigjoze italiane, kafenë Pascucci.

Performanca e kompanise në Shqipëri është aq e produktive sa Distributori AD Pascucci vlerësohet nga Pascucci Caffe si një nga shpërndarësit më të mirë në Ballkan.

Cfarë e bën AD Pascucci Caffe kaq të suksesshme?

Cilësia shumë e lartë e kafesë Pascucci e cila përftohet nga një miks special i 12 kokrrave të ndryshme,e kombinuar me korrektësinë dhe shërbimin cilësor që kompania sjell në Shqipëri.

Aktualisht AD Pascucci zotëron të drejtat ekskluzive të tregtimit në territorin Shqiptar dhe Ballkanit duke furnizuar rregullisht mbi 1800 bare .Është një kompani që nga fillimet e saj ka pasur vetëm rritje dhe vazhdon të zgjerohet edhe në ditët e sotme .

Mundesi Punësimi në Pascucci Albania
Aplikoni duke dërguar cv tuaj dhe burimet njerëzore do ju kontaktojne.

Ju mirëpresim !

    Parimet tona të biznesit  

     Ne e zhvillojmë biznesin tonë me parim dhe integritet. Duke pasur si prioritet interesat e ortakëve, partnerëve, punonjësve dhe të klientëve tanë, ne synojmë që të krijojmë vazhdimisht vlera të shtuara. Përcaktojmë objektivat dhe strategjinë tonë duke pasur në mëndje mbrojtjen interesave te lart permendura. Ne besojmë në mbrojtjen e interesave duke u mbështetur në parimet e respektit, etikës profesionale, drejtësisë, ndershmërisë, si dhe në një dialog të hapur e sistematik me të gjitha palët e përfshira, në mënyrë që të sigurojmë një zhvillim dhe sukses afatgjatë dhe të sigurt.   

    Kompania respekton ligjin dhe parimet e etikës së biznesit. Stafi drejtues i Kompanisë dhe fuqia e saj punëtore respektojnë dhe veprojnë në përputhje me ligjet dhe kuadrin rregullator në fuqi, në të gjitha vendet ku operon.

    Jemi krijues dhe nismëtarë, sepse duam të dallohemi. Ne kërkojmë vazhdimisht ide të reja me synimin për të lënë pas konkurrencën dhe për të kontribuar në suksesin afatgjatë të Kompanisë. Si Kompani, ne eksplorojmë vazhdimisht mënyra të reja për t’i ofruar eksperienca të reja dhe pozitive klientëve tanë. Si punonjës, ne përqëndrohemi në arritjen e objektivave të Kompanisë, ndërkohë që kërkojmë mënyra të reja për të përmirësuar punën tonë. 

    Bashkëpunojmë me efikasitet dhe promovojmë shpirtin e grupit. Bashkëpunimi i mirë mes kolegëve është kusht paraprak për suksesin dhe shkon përtej detyrimeve organizative që burojnë nga Kompania, të cilës i përket secili prej nesh. Ne bashkëpunojmë dhe mbështesim në mënyrë efektive punën në grup, duke treguar respekt për opinionet e ndryshme dhe duke promovuar një dialog të hapur dhe të sinqertë për zgjidhjen e problemeve.Ndërtojmë marrëdhënie mirëbesimi, të bazuara në shpirtin e grupit përtej interesave personale.

    Duke u përqëndruar në mbrojtjen e punonjësve, ne sigurojmë kushte të përshtatshme pune dhe respektojmë rregullat e shëndetit dhe sigurisë, ndërkohë që rrisim njohuritë dhe vigjilencën e njerëzve tanë në lidhje me trajtimin e situatave emergjente.  

    Komunikojmë në mënyrë të hapur dhe sistematike me punonjësit tonë. Komunikimi dypalësh dhe azhornimet sistematike promovojnë transparencë dhe kultivojnë një mentalitet dhe orientim të përbashkët. Për këtë arsye, Kompania ka aprovuar dhe implementuar politika dhe proçedura për sigurinë, si edhe mekanizma kontrolli dhe programe strikte. 

    Një sërë operacionesh të Kompanisë tonë ndikohen edhe nga aktivitetet e furnitorëve tanë, për këtë arsye ne kemi përgjegjësinë morale për të transmetuar zinxhirin tonë të vlerave duke ndërtuar parimin e përgjegjësive të përbashkëta. Në bazë të këtyre vlerave që kemi adoptuar ne presim dhe kërkojmë që: 

    1. Partnerët tanë të zbatojnë praktikat më të mira të etikës së biznesit dhe jo vetëm, të përputhen me ligjet dhe rregullat e tregtisë të vendosura në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare, por të jenë gjithashtu edhe vetë të ndjeshëm për mjedisin dhe anën shoqërore. 
    2. Partnerët tanë të respektojnë principet dhe pikëpamjet e kësaj Rregulloreje. Ne i njohim përgjegjësitë tona për të patur një dialog me bashkëpunëtorët tanë, gjithashtu për t’i njohur ato  kur është e nevojshme, me praktikat e përgjegjësisë  sociale, që ne ndjekim.