fbpx
 

Termat & Kushtet

Kostot e transportit

Transporti për në adresën tuaj kushton 200 Lek në Tiranë dhe 300 Lek jashtë Tirane. Për porosi mbi vlerën 5.000 lekë, transporti është falas.

Në rrethe dorëzimi i porosive bëhet nga dita e Hënë deri ditën e Shtunë.

Mënyrat e Kryerjes së Pagesës

Klienti mund të kryejë pagesën me:

  1. Pagesë me para në dorë kur merr porosinë.

Përpara se të përdorni këtë faqe interneti, ju lutemi të lexoni me kujdes termat dhe kushtet e përdorimit.

Ky dokument përbën një marrëveshje të lidhur midis AD PASCUCCI., e regjistruar pranë QKR me (NIPT) K81316508T, me seli në adresën: – Rruga Asti Gogoli, Lagjja nr.14, 2007,  dhe klientëve përkatës, e cila parashikon Kushtet e Përgjithshme të blerjes nga këta të fundit në rrugë elektronike të produkteve të Pascucci Albania nëpërmjet faqes së internetit www.pascucci.al (në vijim referuar si “Kushtet e Përgjithshme”).

Duke kryer porosi dhe duke bërë blerje në rrugë elektronike nëpërmjet faqes së internetit www.pascucci.al . Ju pranoni pa asnjë rezervë të gjitha Kushtet e Përgjithshme. Këto Kushte të Përgjithshme zbatohen për të gjitha shitjet nëpërmjet faqes së internetit të Pascucci Albania.

Në rast ndryshimi të Kushteve të Pergjithshme, ndryshimet përkatëse do të publikohen në këtë faqe interneti. Në rast ndryshimesh, ato nuk do të kenë fuqi prapavepruese. Për produkte apo oferta të veçanta që kanë kushte shtesë, do të publikohen me rastin e ofrimit të tyre në www.pascucci.al.

Pascucci Albania mund të vendosë në çdo kohë të pezullojë, ndryshojë apo përfundojë ofrimin e produkteve nё rrugë elektronike për shkak të punimeve për mirëmbajtje, për të përditësuar ose përmirësuar faqen ose për çfarëdo arsye tjetër.

Shkelja e këtyre kushteve dhe shkelja e afateve i jep të drejte Pascucci Albania të ndërpresë një blerje në mënyrë elektronike, si dhe t’iu heqë akesesin në këtë faqe për këto arsye apo çfarëdo tjetër.

Procedura e kryerjes së blerjes/porosisë në rrugë elektronike

Për të kryer blerje në rrugë elektronike, Klienti duhet të jetë mbi moshën 18 vjeç dhe me zotësi të plotë juridike për të vepruar.

Pascucci Albania nuk mban përgjegjësi për mosfunksionimin e faqes së internetit, që mund të vonojë ose të mos lejojë kryerjen e porosive në rrugë elektronike, për shkak të ngjarjeve përtej kontrollit të arsyeshëm të Pascucci Albania apo për shkak të punimeve të mirëmbajtjes të kryera në faqen e Pascucci Albania.

Produktet dhe Çmimi

Duke vizituar faqen www.pascucci.al. Ju si klient do të informoheni në lidhje me karakteristikat kryesore të produkteve. Çdo informacion në lidhje me përshkrimin e produkteve, karakteristikat e tyre dhe çmimet do të shfaqet me specifika të detajuara në faqen e internetit. Megjithatë, Klientët kanë të drejtën të njihen me mënyrën e përdorimit apo çdo informacion tjetër që shoqëron produktet e dorëzuara ose të vendosur mbi produktin ose mbi ambalazhin e tij, të tilla si udhëzimet e përdorimit dhe përbërja e tyre.

Interneti ofron një përvojë të ndryshme blerje nga blerja në dyqan. Prandaj ju bëjmë me dije se fotografitë që shfaqen në faqen e internetit me qëllim ilustrimin e produkteve mund të mos shfaqin gjithmonë pamjen apo karakteristikat reale të produkteve si ngjyrat, përmasat apo format, të cilat mund të mos përputhen gjithmonë me përshkrimin (në tekst) të produktit përkatës.

Pascucci Albania nuk mban asnjë përgjegjësi në rast të ndonjë pasaktësie apo mospërputhje në ilustrimin e produktit.

Pascucci Albania nuk garanton disponueshmërinë e çdo produkti të publikuar në faqen e internetit. Disponueshmëria e produkteve i korrespondon disponueshmërisë në magazinë. Në rast mungese të disponueshmërisë së produktit, Pascucci Albania merr përsipër të informojë Klientin sa më shpejt në kontaktet që ai ka vendosur gjatë blerjes online.

Çmimet e përcaktura në faqen e internetit të Pascucci Albania janë çmimet neto me TVSH. Çmimet e përcaktura për produktet nuk përfshijnë kostot e dërgimit që janë në përgjegjësinë e Klientit që zgjedh dorëzimin e produkteve në adresën e përcaktuar prej tij.

Në rast gabimi në shkrim në lidhje me çmimet e një apo disa produkteve, Pascucci Albania do t’ia njoftojë gabimin Klientit. Klienti është i lirë të zgjedhë për vazhdimin e transaksionit deri në fund apo ndërprerjen e tij.

Dorëzimi i Produkteve

Në rast mungese apo vonese, Ju do të njoftoheni nga Pascucci Albania për shtyrjen e afatit të dorëzimit. Klienti është i lirë të zgjedhë nëse dëshiron ta pranojë apo anullojë porosinë. Dorëzimi i produkteve mund të kryhet vetëm në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Në rast se Pascucci Albania apo transportuesi i tij gjendet në pamundësi për të dorëzuar produktet për faj të Klientit, si për shembull mosrespektim i orarit të caktuar për dorëzimin e produkteve, moskomunikimi i kushteve të veçanta të aksesit, Klienti humbet të drejtën e rimbursimit të kostove të dërgimit. Kostot e kthimit të produktit do të zbriten gjithashtu nga rimbursimi i çmimit të produktit. Nëse Klienti dëshiron një dërgesë tjetër, ai detyrohet të paguajë përsëri paraprakisht kostot e dërgimit.

Kthimi i Produkteve

  • Ndërrimi i produkteve është i mundur të bëhet brenda 1 (një) jave nga data e blerjes.
  • Produktet mund të ndërrohen vetëm me faturën e blerjes dhe kartën e identitetit.
  • Nuk mund të bëhet ndërrimi i produkteve nëse është dëmtuar paketimi.
  • Produktet në ofertë nuk mund të ndërrohen.
  • Produktet sezonale nuk ndërrohen pas mbarimit të sezonit (edhe nëse nuk ka kaluar një javë nga blerja).
  • Nuk është i mundur kthimi i parave por ndërrimi i produkteve me produkte të tjera.

Privatësia & Të drejtat e autorit

Mbrojtja e privatësisë dhe të dhënave personale janë çështje të një rëndësie të veçantë dhe Pascucci Albania është i përkushtuar të zbatojë rigorozisht të gjithë kuadrin ligjor në mbrojtje dhe respektim të tyre, veçanërisht Ligjin 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” si dhe aktet nënligjore përkatëse.

Duke përdorur faqen tonë të internetit ju pranoni plotësisht këto terma dhe kushte përdorimi. Në rast se nuk pajtoheni me ndonjë rregull ose kusht, atëherë ju nuk duhet ta përdorni këtë faqe interneti.

Ne zotërojmë të drejtat mbi pronën intelektuale të faqeve të këtij website dhe të gjitha dokumentave të disponueshme në të. Marrja e informacionit, të dhënave, imazheve, riprodhimi dhe/ose ripublikimi i tyre është e ndaluar. Përdorimi i tyre është i mundur vetëm për qëllime jo-komerciale.

Shërbimi i Klientit

Nëse keni pyetje, ankesa ose vërejtje rreth këtyre Kushteve të Përgjithshme ose blerjes tuaj në rrugë elektronike në faqen e internetit të Pascucci Albania, ju lutemi të na kontaktoni në adresën e e-mail: info@pascucci.al dhe në numrin e telefonit të shërbimit +355682007955.