Historia

Shoqëria “Ad Pascucci Caffe” Sh.p.k. është themeluar në vitin 2008 me qëllimin kryesor ,prezantimin në tregun shqiptar të një nga produkteve më të njohura dhe më prestigjoze italiane, kafenë Pascucci.

 

Shoqëria me seli në Durrës aktualisht zotëron të drejtat ekskluzive të tregtimit të produkteve Pascucci në Shqiperi dhe Ballkan

AD Pascucci  është pjesë e pandarë e historisë së shoqërisë “Caffe Pascucci Torrefazione” S.p.a. fillimet e të cilës datojnë në vitin 1883 kur Antonio Pascucci, pasardhës i endësve vendosi të merret me tregti të produkteve ushqimore, një nga të cilat ishte Kafeja e papjekur e importuar nga Anglia. Në 1935 Mario Pascucci iu përkushtua vazhdimit të projektit të nisur nga babai i tij Antonio, duke hapur dyqanin e familjes në Monte Cerignone, që më pas do të bëhej dhe qëndra e zhvillimit të projektit madhështor të markës Pascucci. Në vitet 50 instalohen pajisjet e para të impiantit prodhues. Në 1963 Alberto monton pjekësen e parë me zjarr të tërthortë, e cila realizonte një pjekje homogjene e përshtatshme për kafen ekspres. Në 1975 Pascucci i dedikohet plotësisht dhe ekskluzivisht prodhimit të përzierjeve (mishelave) për makinat e kafes ekspres. Në 1996 lind qëndra e formimit profesional “Espresso school” dedikuar ekspresit dhe recetave të kafes. Në vitin 2000 inaugurohet qendra pilot “Caffe Pascucci Shop” si pikë shitje e vetëme e  markës Pascucci, si dhe zhvillohet projekti i një stabilimenti të ri i destinuar për të dhënë kualitetin më të mirë të kafes, me seli gjithmonë në Monte Cerignone, vend i cili është garanci për cilësinë e produktit, pasi klima vendos ekuilibra optimal për lagështinë e kokrrës së kafes së papjekur. 

Në 2006 Alberto Pascucci vlerësohet me çmim nga dhoma e tregtisë për arritjet e tij në ofrimin e produktit me cilësi të shkëlqyer. Në të njëjtin vit marka Pascucci prezantohet në tregun shqiptar.

Adrian Bardhi i dedikohet plotësisht projektit “të prezantojë, njohë, shpërndajë markën Pascucci në vendin e tij”. Ai kthehet nga emigracioni me ide të reja, i frymëzuar nga eksperienca e punës me Alberton, me projektin që tashmë është pjesë e realitetit shqiptar prezenca e markës Pascucci.

 

AD Pascucci Caffe fillon të shpërndahet së pari në kafenetë e qytetit të Durrësit dhe Tiranës.

Vazhdimi i zgjerimit të rrjetit të shpërndarjes vijoj të shtrihet në Kavaje, Elbasan, Lushnje dhe Fier.

Në vitin 2008 krijon shpërndarësit e saj në Vlorë, dhe gjatë vitit 2009 fillon të shpërndahet edhe në Shkodër, si dhe në të gjitha qytetet e Shqipërisë. 

Sot AD PASCUCCI përfaqëson një standard të përparuar biznesi dhe është një nga kompanitë kryesore në fushën e importit dhe shpërndarjes së kafesë në Shqipëri.

Performanca e AD  Pascucci në Shqipëri është aq e mirë sa vlerësohet nga kompania Pascucci Caffe si një nga Distributorët më të mirë në Ballkan. Duke marrë në konsideratë ecurinë pozitive në tregun shqiptar, Pascucci vendos të investojë edhe më me rëndësi dhe kështu inaugurohet  SHOP PASCUCCI I pare në Shqipëri.

Në Shtator 2010, perfundon ndertesa e re kompanise AD Pascucci . Projektuar për të organizuar dhe punuar më mirë me punonjësit, klientët dhe bashkëpunëtorët e AD DISTRIBUTOR. 

Pascucci nuk është vetëm sinonim i përzierjeve të kafesë. por u ofron klientëve të saj një larmi të gjerë produktesh për tu shijuar në çdo kohë të ditës.

Krenaria e gamës Pascucci janë pa dyshim përzierje. Nga ai organik. prodhuar më së fundi deri tek përzierjet e tjera që kanë formuar historinë e pjekjes. Intinerari sensorial vazhdon me gamën e gjerë të çajrave ,gjithashtu industria e pijeve joalkoolike është në evolucion të vazhdueshëm. 

Vlerësimet Tona

awards 2017
awards 2019

Partnerët Tanë